Loading...
HomeLAJMEKRYESORET

CNN i kushton një reportazh Liqenit të Shkodrës: Ja pse duhet ta vizitoni!

CNN i kushton një reportazh Liqenit të Shkodrës: Ja pse duhet ta vizitoni!

Gjigandi mediatik ' CNN' i ka kushtuar një shkrim Liqenit të Shkodrës duke i promovuar të gjitha bukuritë natyrore si dhe ushqimin....

Gjigandi mediatik 'CNN' i ka kushtuar një shkrim Liqenit të Shkodrës duke i promovuar të gjitha bukuritë natyrore si dhe ushqimin. Ky artikull ka qenë edhe përzgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të uruar ndjekësit në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë artikull të CNN për Liqenin e Shkodrës dhe arsyet e shumta pse ia vlen të vizitohet, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama, ndërsa më pas ka bashkangjitur edhe përkthimin e shkrimit të “CNN”. “Për një vend që shumë njerëz zor se e kanë dëgjuar, kjo masë gjigante uji ka shumë emra.
Në varësi të vendit nga vini, mund të quhet Shkodra, Shkodër apo Scutari, ndërkohë që pjesa më e madhe e vizitorëve e njohin si Liqeni i Shkodrës. Ky destinacion qëndron nga të dy anët e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Europës Juglindore, një hapësirë e pacënuar dhe park kombëtar. Ai nuk është ndoshta në listën e vendeve më të vizituara për turistët globalë, por ata që marrin mundimin shpërblehen me një mjedis unik dhe një përvojë shumë speciale udhëtimi.

Liqeni është i paprekur nga zhvillimi apo komercializimi – të paktën tani për tani. Megjithatë, ekziston shqetësimi se Projekti i Portit të Liqenit të Shkodrës, një resort i ri ekologjik në liqen, mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet e rralla, përfshirë shumë që janë endemike. Ndërkohë, të tjerë përgjigjen se projekti do të jetë i ndjeshëm ndaj mjedisit dhe do të kontribuojë në krijimin e vendeve aq të kërkuara të punës, infrastrukturës dhe rritjes ekonomike. Ndërsa debati vazhdon, këtu ka disa arsye se pse porti dhe ligatina me rëndësi ndërkombëtare, që mbulojnë një sipërfaqe mbi 200 miljesh katrore, i bëjnë ato një destinacion kaq imponues.

Kur vizitoni Shkodrën, ju duhet ta ulni një marsh, pasi për adhuruesit e udhëtimeve të ngadalta, ka pak destinacione më të mira. Stili lokal i jetesës duket se reflekton një pamundësi për t’u ngutur, ndërkohë që deri tani rruga më e mirë për të vizituar pjesën më të madhe të liqenit është nëpërmjet udhëtimit me varkë, fillimisht nga qyteti i fjetur malazez i Virpazarit. Një grusht varkash druri peshkatarësh kanë streha të bëra me kallam bambuje dhe kanë të gjitha emra individualë, kështu që ju mund ta gjeni veten mbi një varkë me emrin Milica apo Bretkosa e Artë. Me zërin e heshtjes dhe bukurinë mahnitëse të natyrës rreth teje, gjithçka që keni nevojë të bëni është të uleni dhe të ecni ngadalë pa ndonjë qëllim.

Liqeni është shtëpia e një diversiteti të dukshëm të jetës së egër. Pesëdhjetë lloje peshqish jetojnë në këto ujëra, 18 prej të cilëve nuk gjenden diku tjetër në Tokë, çka konfirmon statusin e një ligatine me rëndësi ndërkombëtare. Ka ngjala dhe levrek, bli dhe më i përhapuri është krapi. Ka më shumë se 50 lloje speciesh kërminjsh ujërash të freskëta, ku të paktën një e treta janë endemikë, duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të Europës.
Nëse do të ishit me shumë fat, atëhere ju mund të kapni një pamje momentale të një vidre të rrezikuar, ndërkohë që gjarpërinjtë e ujit rrëshqasin pranë jush. Kandila të vegjël blu të mrekullueshëm, së bashku me pilivesa të kuqe, portokalli dhe jeshile janë shoqërues të përhershëm.
Jeta e shpendëve
Një grup prej 270 speciesh e bëjnë Liqenin e Shkodrës një nga rezervatet më të mëdha të shpendëve të Europës dhe një destinacion popullor për ornitologët. Kjo për shkak se ata mund të dallojnë aty disa nga pelikanët e fundit dalmatë të Europës, karabullakët e detit që thajnë krahët e tyre dhe habitatet e çafkave të rralla e të verdha. Rreth 90% e tyre janë zogj migrues, që do të thotë gatat sqeplugë, rosat dhe çafkat e bardha janë vizitorë të tjerë të rregullt. Ndonjëherë në varkë ndjeheni sikur jeni në një ekspeditë gjuetie zogjsh, me diversitet të pabesueshëm në çdo hap.
Flora
Të gjitha kafshët e egra kanë nevojë për bimësi dhe në mesin e shumëllojshmërisë së tyre gjenden më shumë se 25 specie të konsideruara të rralla dhe të rrezikuara, duke përfshirë një varietet të gështenjës ujore, krokëllit dalmat dhe orkide të shumta të mbrojtura. Bambuja është shpesh e dukshme në bregun e liqenit, ndërkohë që disa prej luleve më fotozhenike duhet të jenë zambakët e bardhë dhe të verdhë që dalin nga ligatina. Mund të mos jenë aq të bukura, por ka qindra lloje algash, shumë prej të cilave përsëri janë të rralla ose unike. Pyjet gjithashtu mbulojnë pjesën më të madhe të peizazhit përreth, duke përfshirë shelgun e bardhë dhe lisin.
Histori
Pavarësisht nga qetësia dhe natyra kryesisht e paprekur e liqenit, ai ka qenë dëshmitar i një historie shpesh të trazuar. Rreth liqenit qëndrojnë mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave. I banuar nga ilirët e lashtë, grekët dhe romakët, Shkodra dikur ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe u pushtua nga Perandoria Osmane për pesë shekuj, siç tregohet nga rrënojat përfshirë fortesën e Besakut në Virpazar. Pas rënies së perandorisë në shekullin XIX, Mali i Zi më pas u bë një principatë e pavarur para se Virpazari të bënte histori si vendi i kryengritjes së parë partizane të Malit të Zi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
Alcatrazi i Malit të Zi
Sundimi i Perandorisë Osmane nxori gjithashtu një nga legjendat më famëkeqe të liqenit. Kështjella e Gërmozurit u ndërtua në 1843 në një ishull me gurë, përpara se të shndërrohej në versionin malazez të Alcatrazit nën mbretin Nikolla I. Thuhej se as të burgosurit dhe as rojet e burgut, të cilët ishin në gjendje të notonin, e kishin teorikisht të pamundur arratisjen. Por, dy të burgosur, me sa duket, ia dolën të ikin, duke përdorur një derë si trap. Për rojet e pafat që i vëzhgonin, dënimi ishte të vuanin të njëjtin dënim si të burgosurit e shpëtuar.
Ushqimi
Ndërsa liqeni është një strehë e mbrojtur e kafshëve të egra, peshkimi me leje është i mundur në disa zona, që do të thotë se peshku nuk mund të jetë më i freskët sesa kur vjen në tryezën tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për produkte të tjera, duke përfshirë djathrat e shkëlqyer të bërë në shtëpi, bimë të tilla si rozmarinë dhe sherbela si dhe pirgje me fruta dhe shegë të kudogjendura, fiq, qershi dhe arra. Një numër i vogël opsionesh për të ngrënë janë të dallueshme përgjatë liqenit. Në një prej tyre, me pamje nga rrënojat e shtëpive të lashta dhe shtretërve të kallameve, ushqimi është i thjeshtë, por i shijshëm. Një çift i moshuar mbikëqyr gjërat, në karrige plastike kopshti dhe tavolina pikniku që ofrojnë sfond të përsosur për festë. Mund të fillojë me proshutën, domate të shkëlqyera lokale të bëra sallatë, përpara se krapi të skuqet dhe të shërbehet me bukë të bërë në shtëpi. Dollitë me një pije alkoolike ”të zjarrtë” të quajtur raki të sigurojnë një udhëtim të butë me varkë gjatë të cilit mund të jeni edhe të përgjumur.

Manastiret
Një numër manastiresh historike janë të shpërndara në dhe përreth liqenit, në heshtjen, paqen dhe bukurinë natyrore që i rrethon. Manastiri i Vraninës, më i njohur si Shën Nikolla, është një manastir ortodoks serb dhe gjithashtu një nga më antiket e zonës, që daton në shekullin XIII. Ai ndodhet lart në një kodër në një ishull me të njëjtin emër duke patur një pamje të pabesueshme. Megjithëse është sulmuar dhe pothuajse është shkatërruar gjatë historisë së saj, kisha u restaurua rreth 20 vjet më parë, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për rinovimin e gërmadhave të tjera në vend. Sot atje jeton vetëm një murg, i cili kujdeset për kishën dhe gjithashtu punon si bletar duke prodhuar mjalt mesa duket me përfitime mjekësore.”

Loading...
Name

+18,9,1 PRILLI,1,100 GRA,1,11 SHTATORI,1,2018,1,7 XHUXHAT,1,ADELAJDA XHAMANI,1,ADELINA TAHIRI,2,ADI KRASTA,1,ADRIANO ÇELENTANO,1,ADROLA DUSHI,1,AEROPORTI RINASIT,1,AGRESION,1,AIDA NGA TIRANA,1,AIDS,1,AJSI XHAXHAJ,1,AKSIDENT,13,AKTUALITET,824,ALBA HOXHA,1,ALBAN SKENDERAJ,2,ALBANA OSMANI,2,ALBANO BOGDO,2,ALBERIE HADERGJONAJ,3,ALBI NAKO,5,ALBINA DEDA,1,ALDO,1,ALDO MORNING SHOW,7,ALESIA BAMI,2,ALESIA NOKA,1,ALIEN,1,ALKETA VEJSIU,7,ALMEDA ABAZI,2,AMA,1,AMBASADA AMERIKANE,1,AMBASADORI,1,AMERIKE,5,AMI,1,ANA LIKA,2,ANALIZE,1,ANASTASISIYA KVITKO,1,ANGELA MARTINI,9,ANGLIA,9,ANONYMOUS ALBANIA,1,ANXHELA MARTINI,4,ANXHELA PERISTERI,1,APLIKACIONE,3,APPLE,1,ARBANA OSMANI,1,ARBEN RISTANI,2,ARDIT GJEBREA,6,ARENA KOMBETARE,1,ARIAN CANI,2,ARIANA GRANDE,1,ARIELA MURATI,1,ARILENA ARA,1,ARJOLA SHEHU,1,ARKETIME,1,ARKIOLOGJI,1,ARMAND DUKA,1,ARMANDO SADIKU,1,ARMANDO VAJUSHI,1,ARME,2,ARMINA MEVLANI,6,ARNAVUTKOY,1,ARNOLD SCHWARZENEGGER,1,ARRESTIME,5,ARSIMI,2,ARTA MARKU,1,ARTIOLA TOSKA,1,ATHINE,1,AUDIENCA,1,AULONA,1,AULONA MUSTA,1,AURELA HOXHA,4,AUTO,1,AUTOSTRADA,1,AVENTURA,1,AZILI,2,BABASTAR,2,BABY G,2,BALLISTI,1,BALLKANI,4,BANDA,1,BANKA,1,BARCELONA,2,BASHA,7,BASHKIA TIRANE,5,BAYERN MUNCHEN,1,BBA,1,BBC,1,BE,7,BEATRIX RAMOSAJ,4,BEAUTY,24,BEBAT,1,BEBE REXHA,6,BECKHAM,1,BELEN RODRIGUES,2,BELLA HADID,1,BENIADA NISHANI,1,BERAT,2,BERLUSKONI,1,BERTINA MEHMETI,1,BES KALLAKU,12,BESNIK HASI,1,BEYONCE,1,BIG BROTHER,4,BIG BROTHER VIP,1,BIG MAMA,1,BIKINI,1,BIRRE,1,BISEDA,1,BITCOIN,1,BIXHOZ,2,BIZNES,1,BJORDI MEZINI,1,BLENDI FEVZIU,5,BLEONA QERETI,14,BLERINA BOMBAJ,2,BLERINA BRAKA,1,BLUNT&REAL,2,BOKS,1,BOLV OIL,1,BORA ZEMANI,2,BOTA,660,BOTERORI,7,BRAZIL,2,BREXIT,1,BRIT AWARDS,1,BRITANIA E MADHE,4,BRITNEY SPEARS,2,BRUNO,1,BUFFON,1,BUGATTI VEYRON,1,BUJAR QAMILI,1,BUKUROSHJA,1,BUNDESLIGA,1,BURG,2,BURGJE,1,BURRI,1,BUTRINT IMERI,1,BY DAILY MAIL,1,CALL CENTER,1,CALVIN HARRIS,1,CANI,1,CAPITALT,1,CERTIFIKATA,1,CHAMPIONS LEAGUE,12,CHECK UP,1,CILJETA,3,CMENDURI,1,CMIME,2,CNN,1,COUTINHO,1,CRISTIANO RONALDO,5,CROTONE,1,CUDIRA,9,CUDIRA SHQIPTARE,3,CUNAMI,1,DADDY YANKEE,1,DAFINA ZEQIRI,3,DAILY MAIL,1,DAJA,1,DAJANA SHABANI,2,DASMA,1,DASMA MBRETERORE,1,DE BIZAI,1,DEDIKIM,1,DEFRIM DERVISHI,1,DEGJENERIM FACEBOOK,1,DEMI LOVATO,3,DEMI ROSE,1,DENONCIM,6,DEPUTET,1,DHUNE,2,DHUNE NE FAMILJE,1,DHURATA DORA,1,DIETA,2,DITELINDJE,2,DIVORC,1,DONNARUMMA,1,DORINA GEGICI,1,DOUGLAS COSTA,1,DREJTESI,2,DROGE,10,DUA LIPA,23,DUBAI,2,DUHANI MUSHERIT,1,DURRES,6,DWM,5,DWS,1,E DIELA SHQIPTARE,6,ED SHEERAN,1,EDI PALOKA,1,EDI RAMA,28,EDUART NDOCAJ,1,EGJIPT,1,EGLA HARXHI,1,EINXHEL SHKIRA,1,EKLIPSI,1,EKONOMI,8,EKSORT,1,EKSPERIMENT,1,EL CLASICO,1,ELBASAN,3,ELENA LIKA,1,ELENI FOUREIRA,3,ELGIT DODA,3,ELHAIDA DANI,2,ELI FARA,5,ELIONA PITARKA,3,ELITA RUDI,3,ELITESHOW,1,ELIZA DUSHKU,1,ELONA DURO,1,ELSEID HYSAJ,1,ELVANA GJATA,6,EMA ANDREA,1,EMELI SANDE,1,EMIGRANT,4,EMILY RATAJKOWSKI,1,EMINA CUNMULAJ,6,EMISION,2,EMISIONI STOP,6,ENCA,34,ENDRIT MERTIRI,1,ENI KOCI,4,ENIGMA,1,ENO POPI,1,ENRIQUE IGLESIAS,1,ENVER PETROVCI,1,ENXHIEL SHKIRA,2,EQEREM CABEJ,1,ERA ISTREFI,8,ERA RUSI,2,ERANDA LIBOHOVA,1,ERDOGAN,5,ERIK FULLANI,2,ERION ISAI,3,ERION VELIAJ,19,ERJON BRACE,2,ERJONA SULEJMANI,2,ERMAL MAMAQI,11,ERMAL META,1,ERMONELA FELAJ,1,ERTUGRUL,2,ERVIN KURTI,1,ERVIN SKELA,1,ESKORTE,1,ETRIT BERISHA,1,EUGENT BUSHPEPA,1,EURO,1,EUROSONG,1,EVA MURATI,3,EVI RECI,1,FABJANA HOXHA,1,FACEBOOK,7,FAll,1,FALLCIFIKIM,1,FALLXHORJA,2,FAMILJA MBRETERORE,2,FAMILJE,2,FASHION,2,FATI,1,FATMIR HYSENBELLIU,1,FATMIR MEDIU,1,FATMIR XHAFA,1,FBI,1,FE,1,FEMIJE,1,FEMRAT,2,FERIT KETA,1,FERO,5,FERRARI,1,FESTA,31,FESTAT E FUNDVITIT,3,FESTIVALI RTSH,1,FIER,1,FIERAKET,1,FIFA,5,FIFI,2,FIKS FARE,2,FILMA,7,FILMIM,1,FISHEKZJARRE,2,FITNESS,3,FLAKA KRELANI,1,FLAKE,5,FLOKET,1,FLORI MUMAJESI,10,FLORIAN MARKU,2,FNSH,1,FORMULA 1,1,FOTO,86,FRANCE,6,FRANCESKA JACE,4,FRPD,1,FSHF,3,FUN,331,FUN KURIOZITETE,12,FUTBOLL,88,GATTUSO,1,GAZ PAJA,1,GENTIAN ZENELAJ,3,GERTA HETA,1,GETI,3,GEZIM NIKA,1,GHALI,1,GIGI HADID,3,GJAK,1,GJARPER,1,GJERMANIA,4,GJIKO,3,GJOBA,1,GJYKATA,3,GJYKATA TIRANES,2,GJYQ,1,GJYSTE VULA,1,GOLD AG,1,GOMONE,1,GONI SAGO,1,GOSS,1,GOSSIP,152,GRABITJE,4,GRACIANO TAGANI,1,GRAMSH,1,GRANDE FRATELLO,1,GRANIT XHAKA,4,GREQIA,19,GRIDA DUMA,1,GRIPI,2,GUGU,1,HAHN,1,HAJDUT,3,HARADINAJ,1,HARRY,2,HELMIM,2,HERMESI,1,HI-TECH,37,HIMARE,1,HISTORI,116,HOLLAND,1,HOLLIVUD,1,HOROSKOPI,48,HOT,4,HUMOR,2,IBRAHIMOVIC,1,IDE,1,IJA,1,IK XHELILAJ,1,ILACE,1,ILDA BEJLERI,8,ILDA BELJERI,1,ILIR META,5,ILIR SHAQIRI,1,IMAM ENES LIMANI,1,INDI,1,INGRID GJONI,1,INSTA GIRL,1,INSTAGRAM,101,INSTGRAM,1,INTER,2,INTERNET,2,INTERVISTA,18,INTIMITET,1,IPHONE,1,IPHONE X,1,IRANI,1,IRGEN CELA,1,IRINA SHAYK,1,ISIS,2,ISMAIL KADARE,1,ISMAIL KETA,1,ITALI,27,IVA ALIKO,2,IVANA SMIT,1,IZRAEL,1,JAHT,2,JENNIFER LOPEZ,3,JETE,13,JOHN WORBOYS,1,JONA DERVISHI,1,JONIDA SHEHU,1,JONIDA VOKSHI,1,JOSHUA,1,JUG,1,JUL DEDA,1,JUVENTUS,6,KA NJE MESAZH PER TY,4,KAFE,1,KAFEINA,1,KALENDARI I PUSHIMEVE 2018,1,KALLASHI,4,KAMARIERI,1,KAMZALINJT,1,KAPSHTICE,1,KARAIBE,1,KARIUS,1,KASTRIOT TUSHA,1,KASTRO ZIZO,2,KATIE PRICE,1,KAZINO,1,KE,1,KEJDA,1,KEJSI TOLA,1,KEJVINA KTHELLA,7,KENDALL JENNER,2,KENGA MAGJIKE,15,KERCENIME,1,KERCIM,1,KERKON BURRE,1,KESHILLA,4,KIARA TITO,1,KICKBOX,2,KIM KARDASHIAN,8,KIMIKATI,2,KINE,2,KINEMA,2,KLAN KOSOVA,1,KLAN PLUS,2,KLAUDIA PEPA,9,KLEA HUTA,3,KOMBETARJA,11,KOMUNITETI ROME,1,KONCERT,1,KONFERENC PER SHTYP,1,KONFLIKTE,2,KONKURENC,1,KORCE,2,KOSOVA,28,KOSOVE,1,KRIM,7,KRIMINALITET,5,KRISTIAN PANUCI,2,KRISTIAN PRENGA,1,KRISTIN PRENGAJ,1,KRYEGJYSHATA BEKTASHIANE,1,KRYEPROKURORI,1,KRYES,2,KRYESORET,1718,KUJDESI,1,KUKES,5,KULTURË,5,KUMBULLA,1,KURIOZITETE,208,KURSIME,2,KUVENDI,4,KYLIE,5,LAC,2,LADY GAGA,1,LAJME,2363,LALE,1,LANDI WSF,1,LAPRAKE,1,LARGOHET,1,LAURA VORPSI,1,LEDRI VULA,8,LEGJENDA,1,LEI KRAJA,1,LEKE,1,LENA KRYEZIU,1,LEVE,1,LEZHE,2,LGBT,2,LIDHJE,1,LIFES,1,LIFESTYLE,184,LIGA KOMBEVE,2,LINDA RAMA,1,LINDA REI,1,LIONEL MESSI,2,LIQENI PRESPES,1,LIVE,1,LIVERPUL,1,LLOTARIA AMERIKANE,8,LONDER,2,LOREDANA,1,LORIK CANA,1,LUANA VJOLLCA,15,LUDOVICA PAGANI,1,LUFTAR PAJA,1,LUFTE,2,LUIS SUAREZ,1,LULZIM BASHA,3,LUMI B,1,LUSHNJARI,1,LUSHNJE,1,MAFIA,1,MAGJI,1,MAJK,7,MAJKO,1,MAKINA,6,MALDIVE,2,MAQEDONI,4,MARADONA,1,MARINA FARA,11,MARINA VJOLLCA,7,MARINAFARA,1,MARIO,2,MARSEILLE,1,MARTESA GAY,1,MARTINA TODERI,1,MAURO ICARDI,1,ME ZEMER TE HAPUR,5,MEGAN MARKLE,1,MEGHAN,1,MEGHAN MARKLE,2,MEKSIKE,2,MELANIA TRUMP,1,MENSTRUACIONE,1,MERI,3,MERITA HALILI,1,MERITAN SHABANI,1,MERKATO,6,MESHKUJT,1,MESSENGER,1,METEOALB,1,MIKAEL BALAK,1,MILAN,6,MILEY CYRUS,1,MILIARDER,1,MILOT,1,MIMOZA LLASTICA,1,MIMOZA SHKODRA,1,MINISTRIA E ARSIMIT,4,MINISTRIA E KULTURES,1,MIRELA KUMBARO,1,MIRIAM CANI,1,MISHI,1,MISS BUM,2,MMA,1,MODE,1,MODELE,4,MODELING,6,MOGHERINI,2,MOHAMED SALAH,1,MONIKA KRYEMADHI,7,MORENA TARAKU,2,MOSHA,1,MOSHA E DALJES NE PENSION,1,MOTI,48,MOZZIK,2,MUZIK,5,MUZIKE,1,NAFTA,1,NAFTETARET,1,NANA,1,NAPOLI,1,NARD NDOKA,1,NASA,1,NDIHMA,1,NDIKIMI,1,NE KURTHIN E PITER PAN,2,NENE TEREZA,1,NENSHTETESIA AMERIKANE,1,NEW YORK,1,NEXHMIJE HOXHA,2,NEYMAR,3,NGACMIME,1,NGJARJE,3,NGJASHMERI,1,NGROHJA GLOBALE,1,NJEREZ DHE FATE,1,NJOHJE,1,NOCJA,1,NOIZY,40,NORA ISTREFI,3,NORVEGJI,1,NOSTRADAMUSI,1,NUDO,1,ODISE ROSHI,1,OFENDIME,1,OLEN CEZARI,1,OLSI BYLYKU,1,OPINION,4,OPOZITA,1,ORIOLA MARASHI,26,ORNELA VORPSI,1,OSHEE,1,OTR,6,PAGA,2,PAKISTAN,1,PALLATI MBRETEROR,1,PAMELA ANDERSON,1,PAPA,1,PARA,1,PARIS HILTON,1,PARK LOJRASH,1,PARLAMENTI,1,PARTIA SOCIALISTE,1,PARTIZANI,1,PASHAPORTA,1,PD,1,PENSIONI,1,PER MERTESAKER,1,PERDHUNIM,6,PERDHUNUES,1,PERFORMANC,1,PERGENJESHTRIM LAJMI,1,PERJASHTIM,1,PERMBYTJE,12,PERU,1,PESHKAQEN,1,PESHKATAR,1,PETICION,1,PLAGOSJE,3,POGRADEC,1,POLICIA,18,POLICIA ITALIANE,1,POLITIKE,28,POLTIKE,2,POP CULTURE,2,PORNOSTARE,4,PORTI DURRESIT,1,PORTOKALLI,3,PREMIER LEAGUE,1,PREMTIMI,1,PREZANTUESE,1,PRIVE,2,PROFESIONE,1,PROFESIONI,2,PROJEKTE,1,PROSTITUCION,8,PROTESTA,24,PROTESTE,2,PROTESTË,3,PROVIMET E MATURES,1,PROVOKON,3,PSG,1,PUNE,4,PUSHIME,3,PUTIN,1,QENTE,1,QEVERIA,1,QIPRO,1,QUIZ,6,RAMA,4,RAMAZAN,2,RAMUSH HAJRADINAJ,1,RASHEL KOLANECI,5,REAL MADRID,6,REFORMA NE DREJTESI,1,REKORDI GINES,1,REMO RUFFINI,1,REPORT TV,1,REVISTA,1,REZART VELESHNJA,2,REZEARTA SHKURTA,1,RICH KIDS ALBANIA,3,RICH KIDS TIRANA,1,RICKY MARTIN,2,RIHANNA,4,RIKE ROCI,3,RINAS,1,RITA ORA,18,ROBERT ALIAJ,3,ROBERT NDRENIKAJ ALFRED TREBICKA,1,ROMIR ZALLA,2,RONALDO,5,ROVENA STEFA,1,ROZA LATI,7,ROZANA RADI,2,ROZE,7,RRAHJE,1,RRESHJET,1,RRITJA E CMIMIT TE UJIT,1,RRJETE SOCIALE,3,RRUGA KOMBIT,12,RRUGET,1,RTSH,1,RUDINA MAGJISTARI,6,RUSI,5,RUSI 2018,2,RUSIA,3,SAIMIR TAHIRI,11,SALAH,3,SALI BERISHA,13,SALMA HAYEK,1,SANTA KLAUS,1,SARA KAPO,5,SARANDA,5,SARR,1,SCHUMACHER,1,SELDI,1,SERBE,1,SERBI,2,SERIA A,15,SERIALE,1,SERIALET TURKE,1,SEVEN,1,SEZONI VEROR,3,SFIDA,1,SHAZAM,2,SHBA,4,SHENDETESI,7,SHENDETI,11,SHERR,4,SHERRE,9,SHIKO KUSH LUAN,3,SHIMPAZE,1,SHISH,1,SHITET,1,SHKENCA,1,SHKENDA DUBOVA,2,SHKODER,2,SHKOLLAT,2,SHOWBIZ,816,SHPERBLIME,1,SHQIPËRI,118,SHQIPJA,2,SHQIPTARET,8,SHQIPTARI,4,SIMBOLI KOMBETAR,1,SIRIA,3,SKANDAL,10,SKENDERBEU,2,SKETCH,1,SNAPCHAT,1,SOFIE,1,SOKOL BALLA,3,SONI MALAJ,3,SOPHIA,1,SPACE X,1,SPANJA,1,SPARTAK NGJELA,1,SPITALI USHTARAK,1,SPORT,128,STADIUMI QEMAL STAFA,1,STATISTIKA,1,STIL,12,STRESI,12,STUDIM,12,STUDIME,3,SULEJMAN STAROVA,1,SUMATRA SUSUPHAN,1,SUPERLIGA,1,SYTE,1,TAKIME,1,TAKSA,4,TAKSISTI,1,TAULANT XHAKA,1,TE ARDHURAT,1,TE FUNDIT,175,TE TJERA,1,TE ZGJEDHURA,363,TEATRI,3,TEATRI KOMBETAR,1,TEKNOLOGJI,5,TELEVIZIONET SHQIPTARET,1,TERMET,5,THACI,1,THASHETHEME,1,THE SUN HISTORY,5,THIKA,1,THREEDOTS,1,TIRANE,17,TIRANSJA,1,TOP CHANNEL,4,TOP SHOW,1,TOP STORY,2,TRADHETI,10,TRAFIK,1,TRAFIKIM,2,TRAGJEDI,3,TRAGJIKE,1,TRANSFERIME,2,TRANSGJINOR,2,TRAVEL,21,TREJSI SEJDINI,3,TRENI,1,TRUMP,3,TRUMP TOWER,1,TRUPI,1,TRYEZA,1,TURIZEM,1,TURJAN HYSKA,3,TURQI,9,TURQIA,2,TV KLAN,7,TWERK,1,UEFA,4,UFO,1,UJI,1,UK,4,UKT,1,ULOVE,1,UNIVERSITETI,2,URIME,1,USA,1,USAIN BOLT,1,VARESI,1,VARROSI,2,VDEKJE,10,VENDI,377,VENDIME,2,VESA LUMA,1,VESHJE,1,VETVRASJE,6,VIDEO,48,VIOLA SPIRO,5,VIPAT,5,VIPAT E BLLOKUT,1,VIRALE,73,VIRUSE,1,VITI I RI 2018,4,VIZA AMERIKANE,1,VIZION PLUS,1,VJEDHJE,13,VJERRI,1,VJOLLCA HOXHA,1,VLAHUTIN,1,VLORE,3,VRASES ME PAGESE,1,VRASJE,22,W,1,WAKE UP,1,WANDA NARA,1,WEST SIDE FAMILY,1,WHATSAPP,3,WHY NOT,2,WORLD 2018,5,XHEMI SHEHU,1,XHENI,1,XHENSILA MYRTEZAJ,8,XHEORXHINA RODRIGEZ,1,XHERDAN SHAQIRI,5,XHESIKA BERBERI,2,XHESIKA NDOJ,1,XING ME ERMALIN,12,YOUTUBE,1,ZAHO RAMA,1,ZAIMINA VASJARI,2,ZAMIR MANE,1,ZAYN MALIK,2,ZGJEDHJE,1,ZIDANE,2,ZINEDIN ZIDANE,2,ZJARR,1,ZJARRI NE GREQI,2,ZOGU,4,ZOGU TIRANES,2,ZONE E LIRE,4,ZVICER,5,
ltr
item
TIRANA TIMES: CNN i kushton një reportazh Liqenit të Shkodrës: Ja pse duhet ta vizitoni!
CNN i kushton një reportazh Liqenit të Shkodrës: Ja pse duhet ta vizitoni!
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjN1LSath6s0t5mClCHGvntSOeiHT4XIiqYvarhOxGvI63WC5Rtcd7D_PwF6J7uZGLC33iPZdC0NPIqZiAB5N1GzCnxAb2WwUViQqB8jBJKFRQRZ02MmS0eeGMkRiME1Ip3TIW81xUeDXU/s1600/adcb4c38ed03ee13b36722b235f24b7d_L.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjN1LSath6s0t5mClCHGvntSOeiHT4XIiqYvarhOxGvI63WC5Rtcd7D_PwF6J7uZGLC33iPZdC0NPIqZiAB5N1GzCnxAb2WwUViQqB8jBJKFRQRZ02MmS0eeGMkRiME1Ip3TIW81xUeDXU/s72-c/adcb4c38ed03ee13b36722b235f24b7d_L.jpg
TIRANA TIMES
https://tirana-times.blogspot.com/2018/07/cnn-i-kushton-nje-reportazh-liqenit-te.html
https://tirana-times.blogspot.com/
https://tirana-times.blogspot.com/
https://tirana-times.blogspot.com/2018/07/cnn-i-kushton-nje-reportazh-liqenit-te.html
true
771007414818332129
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts SHIKO ME SHUME Lexo me shume Reply Cancel reply FSHI NGA Home FAQE POSTIME SHIKO ME SHUME TE NGJASHME Kategorite ARCHIVE Kerko TE GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEU PRAPA E DIEL E HENE E MARTE E MERKURE E ENJTE E PREMTE E SHTUNE DIE HEN MAR MER ENJ PRE SHT JANAR SHKURT MARS PRILL MAJ QERSHOR KORRIK GUSHT SHTATOR TETOR NENTOR DHJETOR JAN SHK MAR PRI MAJ QER KOR GUS SHT TET NEN DHJ tani 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Ndjekes Ndiq THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy