Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim të gjatë kapjes së shqiptarit Elidon Habilaj, nga qyteti i Vlorës, i cili kishte shkuar ...
Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim të gjatë kapjes së shqiptarit Elidon Habilaj, nga qyteti i Vlorës, i cili kishte shkuar në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe dhe pasi kishte marrë nënshtetësinë e kishte punuar edhe në një agjenci të ngjashme me FBI-në, në luftimin e krimit, gjithçka ishte zbuluar.
Ai u dënua në mungesë dhe më pas u kap në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë, teksa jetonte i qetë duke iu shmangur ligjit.
Pasi kaloi në Dover ilegalisht në një kamion, Elidon Habilaj tregoi se vinte nga lufta në Kosovë. Në të vërtetë ai kishte ardhur nga Shqipëria, por mashtroi si shumë të tjerë, duke kërkuar azil me një emër të rremë.
Ai mund të kishte mbajtur një profil të ulët, të mos binte në sy e të bënte jetën e vet, por në vend të kësaj u punësua në një agjenci të ngjashme me FBI për të gjurmuar personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shqiptari 40-vjeçar u dënua me 18 muaj burg në mungesë të tij pasi fitoi shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar duke gënjyer zyrtarët.
Por hetuesit nuk iu ndanë dhe ish oficeri i Scotland Yard u gjet në një resort turistik në Vlorë, në vendin e tij, 6 vite pasi i shpëtoi drejtësisë britanike.
Ai kaloi gjashtë vjet duke u fshehur nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për të cilën ai dikur ka punuar. Madje mburrej me përvojën e tij me policinë britanike për të fituar kredite në Shqipëri.
Ironikisht, tani ata për të cilët dikur kishte punuar, gjurmuan vetë atë. Shqiptari arriti në Britani në vitin 1998 dhe pretendoi se ishte një kosovar me emrin Bekim Ademi. Ai tha se vëllai i tij ishte torturuar me vdekje dhe babai i tij u vra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Autoritetet britanike i besuan dhe atij iu dha azil i plotë në nëntor 2001. Shtetësinë e fitoi pesë vjet më vonë.
Elidoni u punësua nga Policia Metropolitane dhe më vonë Soca, ku punoi si një oficer i shërbimit të fshehtë në ekipin e tij të vendndodhjes në Londër, duke ndihmuar në gjetjen e kriminelëve të dyshuar të kërkuar për ekstradim.
Më në fund ai u demaskua pasi kontrolli zbuloi dosjen e tij. Kontrollet zbuluan se ai kishte lindur në Shqipëri dhe jo në Kosovë. Ai kurrë nuk kishte pasur një vëlla dhe babai i tij ishte gjallë e ende jetonte në Vlorë.
Pasi u arratis para gjyqit, gjyqtari Martyn Zeidman QC lëshoi një urdhëresë, e cila udhëzon policinë të arrestojë Habilajn nëse ai gjendet.
Habilaj u gjykua më pas në mungesë të tij dhe u dënua nga Gjykatën Croën Snaresbrook në janar 2013.
Por ai ka shmangur me sukses autoritetet britanike dhe se fundi është gjetur duke mbikëqyrur ndërtimin e një hoteli që menaxhon në periferi të Vlorës.
Gjithashtu e shfaqi veten si një "konsulent i pavarur i sigurisë" dhe mburrej me vendasit se punonte për policinë britanike.
Kur u afruan personat që e gjetën, gazetari i Daily Mail tregon se Habilaj me zemërim pyeti:
Kush të ka dërguar? Kush ishte ai që të solli këtu?" Ai më pas urdhëroi një prej punonjësve të tij të ndërtimit që të na ndjekin jashtë ambienteve".
Tani një baba i një fëmije, Habilaj mburret online se ai ka një diplomë dhe master në kriminologji dhe gjithashtu pretendon të ketë libra të shkruar në këtë temë.
Në një post të shkruar në shqip dhe postuar në Facebook më 2015, ai përshkroi se si punoi për “agjencinë më të lartë britanike kundër krimit për gati dy vjet”.