Për Genti Kamen, intrigat dhe kontradiktat e aktorëve me drejtuesit e politikës në Shqipëri janë historia autentike e vlefshme për të shkr...
Për Genti Kamen, intrigat dhe kontradiktat e aktorëve me drejtuesit e politikës në Shqipëri janë historia autentike e vlefshme për të shkruar një skenar. Godina e Teatrit Kombëtar është shndërruar në mollë sherri mes Qeverisë dhe aktorëve, të cilët janë ndarë në dy klane.
Debati nisi me një përplasje të vetë artistëve; Gëzim Kame, Altin Basha e Arben Derhemi në “Top Show” përballë ministres Mirela Kumbaro. Basha iu kundërvu Kames, një qëndrim që gjeti mbështetjen e Ema Andreas.
Kaq u desh që konflikti të kulmonte me një përplasje virtuale, ku djali artist me karrierë ndërkombëtare i Kames, Genti Kame, shkroi një status kundër Ema Andreas dhe “përlyerjen” e saj me politikën.
Më shumë se sa një avokaturë ndaj babait më karrierë të konsoliduar dhe që ka sakrifikuar për teatrin dhe aktorët, Genti tregon për “Panorama Plus”, arsyen pse nuk do të hiqte asnjë presje nga ç’ka thënë për Ema Andrean.
Intervista e dhënë për Panorama:
Këto ditë në zhurmën e madhe mediatike të debatit për teatrin, ju jeni detyruar të shpreheni me gjuhë të ashpër nisur nga një postim i Ema Andreas, duke ngritur pyetjen se ku ishte ajo dhe kolegët e tjerë kur babai juaj, Gëzim Kame, mbeti pa punë për shkak të kundërshtimit që i bënte Edi Ramës kur ishte ministër Kulture? Çfarë të revoltoi kaq shumë?
Sipas vendit dhe kuvendi. Më vjen keq që debati mori këtë formë, por nuk i heq asnjë presje kur ky person quan Gëzim Kamen shprehimisht: “Komunist, zhvatës, lëpirës, etj.” dhe pretendon të jetë drejtor Teatri. Si mundet të jetë, kur nuk njeh njërin prej pedagogëve më të mirë të shkollës shqiptare, njërin prej regjisorëve më të suksesshëm të teatrit shqiptar, ndër të paktët që e kthyen nga një kazermë ushtrie të një katundi të madh, në teatër europian për nga përmbajtja? Atëherë kur nuk njeh njërin prej ikonave të teatrit, por i denigron ata publikisht në “Facebook”, si mund ta duash teatrin? Si mund të bërtasësh për teatrin? Me ç’fytyrë kërkon të bëhesh drejtoreshë Teatri?
Për çfarë historie të Ema Anderas bëhet fjalë, së cilës i referohesh në denoncinim tënd publik?
Epiteti me të cilin e quaj ta këtë person, është thjesht një sinonim që përmbledh disa pseudoartistë, që dje dhe sot për interesa politike i kthyen krahët njeriut që mbrojti jo tullat e Teatrit në vitin ‘98-të, por të gjithë llojin e teatërbërësit. Sakrifikoi jetën, rrogën, punën, pensionin. Luftoi kundër mafies dhe politikës. Kërkoi me ngulm ligjin për artistët, që ata të ishin të respektuar dhe të përfillur. Mbeti pa punë dhe i vetëm, pse e deshi teatrin me shpirt. Doli privat dhe po i vetëm ndërtoi një teatër të pavarur në vend që të ndërtonte pallat, shtëpi, kazino. Dhe ky njeri quhet hajdut. Nga soji i vet. Nga ata për të cilët luftoi gjithë jetën.

Çfarë emri mund t’u vëmë tjetër?
Pas zhurmës së madhe që krijoi komenti yt, postove një tjetër status me një foto me shpifjet e ulëta dhe keqdashëse publike të këtij personi (Ema Andrea) ndaj artistit Gëzim Kame. Ka pasur ndonjë konflikt të fshehur mes Emës dhe Gëzimit?
Asgjë, mesa di. Por besoj se kur nuk ke një program, një ide, kur nuk ke kontribut, kur nuk ke kapacitetin për të qenë i vlefshëm qoftë profesionalisht, qoftë shoqërisht, do të shash kot, do të shpifësh, do të ulësh të tjerët në nivelin tënd që të dukesh, që të ekzistosh, që të të dëgjohet emri edhe ty.