Aldo Ymeri është i riu nga Fieri i cili ra në prangat e policisë së Tiranës për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashku...
Aldo Ymeri është i riu nga Fieri i cili ra në prangat e policisë së Tiranës për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
25-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal në kryeqytet ditën e djeshme kur u arrestua.
Ai ishte pjesë e një rrjeti të madh hakerash të shpërndarë në mbarë botën, të cilët akuzohen për krime kibernetike dhe i kanë shkaktuar qeverisë amerikane më shumë se 530 milionë dollarë dëm.
Ymeri ka kaluar rreth 43 mln karta krediti në "duart e tij" si pjesë rrjetit të sofistikuar të hakerave që shisnin të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit.
I riu fierak e quante veten me pseudonimin “Kubanezi” në grupin e përbërë nga 36 hakera të tjerë.
Pjesë e këtij grupi ishin edhe dy qytetarë të tjerë nga Kosova, Besart Hoxha, 25 vjeç dhe Liridon Musliu, 26 vjeç.
Operacioni disa-shtetësh drejtuar nga grupi i hakerave mbante emrin “In fraud we trust”, që do të thotë (Ne besojmë në mashtrim) një lojë fjalësh me mbishkrimin në bankënotat e dollarit amerikan (In God we trust).
Sipas DASH, kjo ishte edhe motoja e grupit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej vitit 2010.
Sipas "USA Today" grupi i fuqishëm i hakerave është krijuar në 2010 nga një 34-vjeçar ukrainas që blinte e shiste karta krediti, llogari bankare të vjedhura dhe sigurime shoqërore.
Ky forum kishte 11 mijë anëtarë që kishin vënë në shënjestër 43 milionë karta krediti karta dhe llogari bankare në gjithë botën.
Anëtarët nuk ishin takuar me njeri-tjetrin por kishin njohje virtuale në forum.
Por kush është në të vërtetë Aldo Ymeri?
25-vjeçari njihet shumë pak në qytetin e tij të lindjes pasi fqinjët e tij sqarojnë se ishte tip i mbyllur dhe i vetmuar, madje shumë pak e shihnin edhe në lagjen “Konferenca e Pezës” ku jetonte, pasi pjesën tjetër të kohës e kalonte në internet, deklarojnë burime të “BW”.
Ai kishte studiuar për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, për pikturë, por askush nuk e di nëse ishte edhe në këtë fushë gjeni, si në atë të kinerbetikës.
Të njëjtat burime saktësojnë se Aldo kishte prindër të divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën. Por duke qene se i ati ishte pronar i një shtypshkronje në Fier, Aldo punonte herë pas here edhe për të.
Ndërsa ende nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 milionë dollarë, fqinjët tregojnë se i riu dilte shpeshherë jashtë shtetit, në Kosovë, Itali dhe Gjermani.
Sipas fqinjëve, Aldo ka një gjendje ekonomike të zakonshme, madje thuhet të jetë ndaluar edhe në 2013-ën kur ishte vetëm 20 vjeç. Pas arrestimit të tij është marrë në pyetje nga policia e Fierit edhe nëna e tij, me profesion ekonomiste.
Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë, ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit.
Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai t’i dorëzohet drejtësisë amerikane.
Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani.
Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofkën “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende.
Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.