Një 18-vjeçare nga Kamza ka treguar kalvarin e saj të vuajtjeve live në emisionin "Me zemër të hapur". Nënë e dy vajzave të mitura...
Një 18-vjeçare nga Kamza ka treguar kalvarin e saj të vuajtjeve live në emisionin "Me zemër të hapur".
Nënë e dy vajzave të mitura, ajo ka ngelur e braktisur në mes të katër rrugëve, pasi ish-partneri është larguar për në Gjermani dhe nuk do të vazhdojnë më lidhjen bashkë.
Shpresa tregon se është dashuruar që në moshën 15-vjeçare me Elton Xheladinin, me të cilin ka edhe dy vajzat. Çifti i ri ka marrë më pas një shtëpi me qera në Kamëz. Por aty nisën problemet për të dy ata, pasi situata e vështirë ekonomike i detyronte që të grindeshin shpesh. Pas disa kohësh erdhi në jetë vajza e madhe e cila tani është 2 vjeç.
Pas disa kohësh, Eltoni la punën dhe hoqi dorë nga përgjegjësitë e tij kundrejt bashkëjetueses dhe vajzës. Jo vetëm kaq, por ai u largua drejt Gjermanisë duke e braktisur vajzën e vogël dhe Shprezën tre muajshe shtatzënë. Shpresa Muça lindi kështu e vetme vajzën ndërsa Eltoni nuk i dha atësinë. Më pas ajo u detyrua kështu të lerë fëmijët tek ish kunati i saj.
Por drama e jetës së saj vazhdoi pasi ish-kunati e denoncoi për braktisje të vajzave. Prandaj ditën e sotme 18-vjeçarja ka dalë livë në televizion për të kërkuar ndihmë, pasi ka ngelur me dy vogëlushet në mes të rrugës.
Ajo ka rrëfyer:
Por Eltoni i është përgjigjur së resë në telefon live duke e akuzuar se në fakt ajo i braktisi vajzat e saj, tek vëllai i tij. Sipas tij, ai u ka dërguar çdo muaj para vajzave ndërsa thekson se midis tyre marrëdhënia ka marrë fund.
Elton Xheladini tha:
Por Shpresa e ka mohuar se Eltoni i ka dërguar para.
Ajo tha:

Kam kaluar një fëmijëri të vështirë. Kam pasur tre vëllezër, por njëri më ka vdekur. Doja të vazhdoja shkollën, por vëllezërit nuk më lanë, pasi kishin frikë mos më ngacmonin. U njoha me Eltonin dhe më pas dolëm më vete për të nisur një jetë të re bashkë. Ai pasi ngela shtatzënë për herë të dytë më braktisi. Ka ikur në Gjermani dhe nuk do t’ja dijë më për ne. 3 vjet e gjysmë bashkëjetova. Çdo ditë vetëm sherre. Debatet e para nisën gati pas një jave bashkëjetese. Por pas 9 muajsh mbeta shtatzënë dhe s’ndahesha dot. Gjatë shtatzënisë kisha probleme, por Eltonin se kisha aty. Ai donte veç qejf, dilte me shoqërinë. Kur thoja që vajza është sëmurë, ai edhe më dhunonte. Kam qenë 7 muajshe shtatzënë kur më ka dhunuar Eltoni dhe vjehrra ime. Kam ikur tek babai im. Kur më braktisi isha në punë. Në një shoqatë. Më pas në punë më detyronin në punë që të fikja telefonin, kjo sillte dhe debate. Ai flinte deri në 15:00 dhe dilte për kafe. Kur i thash që; ‘vajza nuk ka bukë të hajë’ ai nisi të më rrihte.”
Por Eltoni i është përgjigjur së resë në telefon live duke e akuzuar se në fakt ajo i braktisi vajzat e saj, tek vëllai i tij. Sipas tij, ai u ka dërguar çdo muaj para vajzave ndërsa thekson se midis tyre marrëdhënia ka marrë fund.
Elton Xheladini tha:
Një nga pyetjet e para duhet të më përgjigjet; se nga kush është dhunuar? Se jetën time ajo i ka ditur të gjitha. i vetmi muaj, tani, që ajo nuk ka marrë para nga unë. Muajt e tjera i kam dërguar lekë. Për çdo muaj kam sjell aq sa kam pasur mundësi. Nuk kam punë. Fëmijëve nuk i kanë munguar asgjë.
Një nënë që e di ca është nënë, nuk mund të hedh fëmijët në mes të asfaltin. Unë do bëj gjithçka për fëmijët e mi. Nuk kam qenë aty ndaj, s’ka vajza mbiemrin tim, ju duhet t’i dini mirë gjërat. Fëmija është i imi dhe s’ka shanse të ma marrë njeri. S’do kthehemi më kurrë bashkë. Për fëmijët e mi do përgjigjem unë, si do vendosi gjykata. E kam njohur që në moshën 16-vjeçare. Sot është diku 20 vjeçe. E mora me dëshirë, erdhi me dëshirë. S’pyeta asnjë njeri kur e mora. Mesazhet i paç me jetë. Unë mund të jem njeri më i poshtër, fëmijët nuk i hedh në rrugë."
Por Shpresa e ka mohuar se Eltoni i ka dërguar para.
Ajo tha:
Nuk është e vërtetë. Ai kur i thoja unë; që dua bukë për vajzën. Ai më thoshte; do të vras."