Lul Bashës nuk pati nevojë t’i binte “gongu” i Ruçit në parlament për të mbyllur fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte. Pak minuta në foltore...
Lul Bashës nuk pati nevojë t’i binte “gongu” i Ruçit në parlament për të mbyllur fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte. Pak minuta në foltore i mjaftuan për “të rivënë kasetën” dhe për të përsëritur pikë e presje edhe në sallën e Kuvendit gjithçka po thotë këto ditë në takimet me bazën nëpër rrethe.
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës, kreu i PD-së duket se nuk ndjen “ngut” të bëhet frymëzues dhe të ngrejë “12 mijë, 120 mijë” protestuesit që mendon se i duhen; “për të shporrur Ramën”.
48 orë para protestës, Luli ka ende një gjuhë larg asaj që të ngre shpirtin peshë, kur Rama dhe “kalorësit” e tij të Rilindjes ia japin me “thasë” arsyet për të ngritur popullin në shesh.
Luli vetë me siguri nuk ka qenë këtu, kur parardhësi i tij në seli, Sali Berisha “i nxirrte sytë” Fatos Nanos në fillim të viteve 2000 me protesta edhe pse si atëherë dhe tani, nuk ka paguar ende as “faturën” e 1997 e lëre më të tjerat. Ama, sheshet i mbushte me një “gisht”, me dy fjali…
Basha, nuk i nxjerr dot sytë askujt as me “kasetën” e montuar që shpërndahet nga zyra e shtypit dhe as mesazhet e koordinuara në rrjetet sociale të deputetëve të tij. Lul Basha ende nuk e pranon zyrtarisht Monikën si aleate të tij. Le mos ta pranojë, por të paktën të mësojë! Kryemadhi ka zaptuar ekranet me aktivitete dhe “breshëri” akuzash kundër Ramës.
E vetmi “peshë e rëndë” opozitare që doli në ekran këtë javë, ishte Berisha në një intervistë tek Ilva Tare. I pari gjithaq që shpërndau dhe videon e protestës së opozitës. Ndërsa Bashën deri më tani nuk e kemi parë ende në asnjë studio as live e as “me kasetë”. A nuk duhej të ishte bërë këtë javë “si parja e kuqe” ne ekran si Lali Leku dhe EDrama?! Çfarë pret?!
Lul Basha, duke mos frymëzuar popullin, jo vetëm po ia bën udhën e lehtë erdoganizimit të Ed Ramës, por po i heq çdo shpresë popullit me mungesën e opozitarizmit agresiv përballë qeverisjes rilindase. Bashë, mos harro se qeveria bëhet me partinë, por fitorja me popullin. Nëse të duhet mos u mbyll nëpër salla me 100 vetë, por gjej edhe ti “një kusi dhe luftoje këtë tepsi”...
Edhe populli, ashtu si vetë Basha, është i sigurt se një ditë, ai do të jetë kryeministër.
Por lider zotëri, lider, kur do të jesh?! Nuk mjafton vetëm të kesh pas vetes buzëqeshjen e Salianjit, shikimin ndjellës të Gridës apo fjalorin dylekësh të Fari Junior-it për të frymëzuar demokratët dhe qytetarët e lodhur nga politika e qelbur e më shumë se çerek shekullit të fundit.
Zoti Basha të lutem “zgjohu”, të shtunën ka protestë! Nëse nuk mundesh, amanet mos e pengo Berishën të dalë në një konferencë për shtyp të premten rreth orës 11.00 dhe të bëjë ç’të mundet për të sjellë sa më shumë në shesh të shtunën në mesditë. Llogari s’i pëlqen shumë të japë as ai e as të bijve atyre të gjakut e të shpirtit, por të paktën protestat i ka në gjak, i ka “genuine”.
Dikush le t’i thotë Bashës që këtë fundjavë mos të bëjë plane të tjera dhe mos të lëvizë nga Tirana, pasi ajo çfarë ka mbetur nga PD-ja, të shtunën ka protestë./JOQ.al