Letra më poshtë ka ardhur në redaksinë e Anabel. Një 28-vjeçare beqare që duket se 'plotëson' të gjitha kriteret për të qenë 'ku...
Letra më poshtë ka ardhur në redaksinë e Anabel. Një 28-vjeçare beqare që duket se 'plotëson' të gjitha kriteret për të qenë 'kuçka' i drejtohet gjithë grave të martuara. tani vendosni ju kush është fajtor.
Mirmbrëma Anabel. Ju shkruaj pasi ka disa kohë që më mundon/bezdis shumë përdorimi i një “lutjeje” nga femrat të cilat janë të martuara: “Zot na i ruaj burrat nga këto gocat (kuçkat) e sotme beqare, se janë bërë shumë të rrezikshme!”
Me thënë të drejtën, kurrë se kam kuptuar pse duhet të lutesh të mbash njërin që do të shkojë me një tjetër, por kjo është zgjedhje dhe s’dua të ndalem shumë… Ajo që më fut në mendime është pse ne femrat ë gjejmë “fajin” e gjinisë tjetër, brenda gjinisë tonë dhe kur ai dukshëm është atje…
Dua të ndaj pak për veten më ju…Unë jam “njëra prej tyre”. Jam beqare, por jo “aq kuçkë” sa mendojnë ato. Jam 28 vjeçe, me arsim të lartë, kam një punë dhe nje pagë që më lejon të mbaj veten, të fokusohem te karriera dhe të bëj një jete mbi mesatare. Kujdesem për veten dhe pamjen e jashtme (jo se jam ndonjë yll me cepa, po as për t’u sharë mbase jo) dhe jetoj e vetme në Tiranë pasi prindërit i kam në qytet tjetër. Nuk e njoh veten as për tip flirtuese dhe as provokuese, madje me raste jam më serioze se duhet. Mund të quhem deri diku gocë e dalë si në frekuentimin e jetës së natës (dhe të ditës) në kryeqyet, si dhe bëj shpesh udhëtime në Europë dhe jashtë saj, një pjesë të kostove të të cilave m’i mbulojnë prindërit.
Me siguri, do jeni duke pyetur veten pse e përshkrova veten kaq gjatë?! Doja vetëm të tregoja tipologjinë “e njërës” që gratë e martuara u referohen si “kurva”, pas të cilës rendin burrat e tyre “ëngjëllorë dhe të pafajshëm”.
Kujtoj herën e parë që një burrë i martuar tentoi të më ngacmonte, duhet të kem qenë rreth 20-21 vjeç dhe ai rreth 30, klient në biznesin e familjes time ku ndihmoja gjatë muajve të verës. Vinte shpesh, edhe pse nuk i jepja shkas më hidhte fjalë e një ditë madje m’u afrua të më prekte dorën dhe aty e kuptova që nuk ishte normale. Atë ditë e kujtoj se u trondita, i thashë mamasë time dhe personin e shmanga e nuk dola shpesh në punë atë verë. Personit në fjalë i njihja bashkëshorten, një goxha grua, ndërsa ai kishte një pozicion drejtues në radhët e gjykatës së qytetit tim të lindjes. Do thoni epo në jetë ka meshkuj maskarenj, ok…me siguri që paska.
Rasti i dytë, ndodhi pasi isha punësuar me një person që më duhet të bashkëpunoja për qëllime pune, i martuar dhe me fëmijë. Një marredhënie në dukje totalisht korrekte deri në momentin që vë re sjellje dhe qasje të tepruar karshi teje. Duhet të sillesh edhe si budallaçkë që nuk kupton për hir të punës derisa personi e merr mesazhin që nuk do ketë kurrë asgjë mes jush. Epo ke dëgjuar shpesh të thuhet se situata të tilla ka shpesh në ambjente pune, ndaj se bën të madhe…
Në vijim, njoh dikë në palester një njeri që duket deri diku perfekti, studiuar jashtë, me pune te mirë, simpatik, i sjellshëm etj dhe mendon se ky qënka i duhuri. Të shton në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk ka ndonjë gjurmë femre tjetër vërdallë, e frekuenton perreth nje muaj dhe nje ditë vendos ta “stalker”-osh pak më gjatë duke parë profilin e familjarëve te tij dhe zbulon që ka një të fejuar, e cila madje është shtatëzënë. Këtë herë përvec e zhgënjyer ndihesh dhe e ofenduar pse tipa të tillë duhet të të afroheshin ty.
Fillon pyet të gjithë miqt e tu meshkuj nëse ka dicka që nuk shkon në sjelljen tënde e të thonë që përkundrazi dukesh aq e ftohtë dhe e ngurtë sa kurrë të mos afrohej askush. Ok, do ketë qënë rastësi mendon… Pastaj , këto situata shtohen aq shumë, sa as nuk përpiqesh më ti mbash mend… Por të mbet në mendje se ka aq shumë shkëlqim në sytë e tyre sa i përmend fjalën “beqare” dhe që jeton vetëm, e i sheh që të turren si hiena… Ka të tjerë që janë më “me takt”, i bien nga Kina, lodhen me fjalët, por thelbi është i njëjti: “Ta lypin!”
Mendon me vete, këta s’jane as 50 vjeçarë maniakë, por i sheh djem të rinj 30-35 vjec me gra në krah (në dukje s’kanë asgjë për tu sharë), por këta prapë kërkojnë një tjetër…Dreqin a jemi kaq shoqëri e frustruar sa as 35 vjecarët nuk “e zgjidhin dot at muhabet” me gratë e veta dhe duhet ta nisin tradhtinë që 30 vjec kur në dukje janë lumturisht te martuar, me foton perfekte familjare në rrjete sociale?! Nga ana tjetër ti dëgjon kudo, në ambjente pune, kafe, shkollë etj, të flitet vetëm për tradhtinë në cift...dhe ajo që të godet më shumë është se kurrë s’është “fajtor” AI po përherë “AJO”.
Ajo kuçka, ajo kurva, ajo goca që është në punë të vet që mbase as e di që ai është i martuar, por që përditshmërinë e saj ndesh njerëz të profesioneve të ndryshme…dentisti, arkitekti, noteri, mjeku, avokati, bankieri etj që sa here janë të martuar “ja lypin”. Po ai që do të mbajë dhe gruan e fëmijët, do të jetë dhe babi perfekt por dhe të kënaqë fantazitë e ndrydhura seksuale jashtë krevatit martesor, nuk është kurrë fajtor! Përhere është “ajo kurva”….Pse femrat e kanë më të lehtë të sulmojnë “llojin e tyre”, dhe ta gjejnë justifikimin te “ajo kurva” dhe të mos jenë më trime, sa te vendosin nëse e pranojnë tradhtinë ose jo?!
Pse duhet t’i luten Zotit të ruajë burrat e tyre, kur mund të vendosin vetë ti mbajnë ose ti lënë? Dhe më besoni nuk jam e vetme në këtë shqetësim, kam plot mikesha beqare që bashkëndajmë të njejtën situatë, ku më shumë të ngacojmë dhe gjuajnë meshkuj të martuar se sa djem beqar. U zgjata tepër, por mesazhi që kisha për të gjithë femrat është të mos sulmohemi mes nesh por të sillni gishtin më tepër nga ai me të cilin ndani shtratin. Tipa të tillë nëse arrijnë ta provojnë me mua (që dukem e rezervuar) i bie që e provojnë me të gjitha dhe në mos njëra tjetra do pranojë. Keshtu që të dashura femra mos ruani burrat nga ne po ruajuni ju vete nga ata…
Një femër beqare që të mos “e provojë” me një burrë të martuar kur ai “ia lyp” e mban ndërgjegjia e morali, është burrin e martuar që duhet ta mbajë angazhimi dhe respekti për atë që kanë në krah!/ANABEL.AL